Kush janë dy vëllezërit në arrati, autorë të vrasjes së dyfishtë në Velipojë

Personat në foto janë dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel “Holiday’, të cilët akuzohen se vranë Arsid Hoxhën, 22 vjeç dhe Ersild Ishmin, 33 vjeç.

Viktimat janë kunetër. Arsidi është vëllai i gruas së Ersildit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës, por si pasojë e plagëve të marra kanë humbur jetën në sallën e operacionit.

Mësohet se Arsid Hoxha është qëlluar me 2 plumba, ndërsa Ersild Ishmi me 3 plumba. Të dy janë qëlluar në gjoks dhe në bark.

Sipas informacioneve, ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.

Shtetasi Ersild Ishmi kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin.

Për këtë ngjarje, si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën arrest shtëpie nga gjykata, masë e cila ishte në fuqi deri natën kur ai u vra.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com