Kush fshihet pas masakrës në Shkodër? Kamerat e sigurisë “paralizojnë” hetimet

Policia e Shkodrës ende nuk ka një përgjigje për identitetin e atentatorëve të masakrës së pasdites së 30 Tetorit në zonën e Dobraçit. E po ashtu as për porositësin e atentatit.

Grupi hetimor ka hasur vështirësi në sigurimin e pamjeve të kamerave të sigurisë. Edhe pse në zonë ka disa kamera sigurie si ato të rrugës dhe të bizneseve, disa prej tyre kanë rezultuar të koduara e disa të tjera nuk kanë server për ruajtje pamjesh..

Teksa një vit më parë policia përmes një operacioni mbarëkombëtar çmontoi të gjitha kamerat e vendosura në mënyrë të paligjshme nga grupet kriminale, duket se një gjë e tillë në Shkodër nuk ka funksionuar.

Pasi policia në automjetin tip Benz S Class gjeti tre armë zjarri pistoletë ka ngritur dyshimet edhe për prezencën e një personi të tretë në mjet që mund t’i këtë shpëtuar breshërisë së automatikut.
Nuk ka mjaftuar vetëm kjo, por pak momente pas ekzekutimit, një i ri i veshur me të zeza dhe duart e gjakosura shfaqet pranë makinës.

Dyshohet se ky person mund të ketë nxjerrë nga makina Hamaza Licin dhe Arlind Bushatin, pasi u gjetën jashtë mjetit, ndërsa policia nuk konfirmon ende identitetin e tij.

Automjeti me të cilin lëvizte Hamza Lici me targa kroate ka hyrë në territorin shqiptar nga Mali i Zi pak ditë para ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com