Kush është Olsi Bibollari, si vodhi me pabesi 15 mijë euro në banesën e mjekut pasi i mori borxh

Olsi Bibollari 38-vjeç është arrestuar këtë të enjte nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se në datën 25 gusht ka vjedhur 15 mijë euro në një banesë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Por gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se Bibollari ka vjedhur shumën e lekëve në banesën e Eqerem Hasanit, i cili është edhe shefi i urgjences së sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Sipas gazetarit Barkaj, para një jave doktori i ka dhënë 50 mijë euro borxh autorit të vjedhjes, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri. Doktori ka harruar çelësin e apartamentit në makinën e Bibollarit. Më pas, ky i fundit e ka marrë çelësin dhe ka shkuar në shtëpinë e mjekut, e ka hapur dhe ka marrë lekët.

Denoncimin e ka bërë vetë doktori në polici dhe pasi kanë hapur kamerat dhe provat e tjeta është identifikuar.

Sipas policisë, 38- vjeçarit i është sekuestruar shuma e parave të vjedhura, që u gjetën në banesën e autorit të dyshuar, një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë vjedhjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Key”. Si rezultat i tij u arrestua shtetasi Olsi Bibollari, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal”, njoftoi policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com