Kush e pagoi për vrasjen e Arben Lleshit? Mjacaj pranon të bashkëpunojë me hetuesit

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Sokol Mjacaj ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit dhe është në proces për t’u penduar dhe bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Mjacaj pritet t’u rrëfejë hetuesve motive që e shtynë për kryerjen e vrasjes së Arben Lleshit në ambientet e burgut të Peqinit.

Ai pritet të zbulojë nëse vrasje është kryer me porosi nga jashtë burgut dhe kush janë personat që e kanë paguar për eliminimin e objektivit.

Këtë të enjte Gjykata e Apelit liroi nga paraburgimi drejtorin e burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe 10 punonjës së këtij institucioni.

Arrestimet e tyre u kryen pas dyshimeve se arma e përdorur nga i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjaçaj, me të cilën kreu ekzekutimin, mund të jetë futur dorazi në ambientet e burgut në bashkëpunim me punonjës të policisë.

Armën e krimit autori tha se e ka siguruar rreth 1 muaj e gjysmë më parë, kohë kur skaneri mund të ketë qenë i prishur.

Fillimisht u aluadua se arma u fut me anë të një droni, por duket se hetuesit e kanë rrëzuar si pistë.

Megjithatë Mjaçaj vuan dënimin me burgim të përjetshëm pasi në korrik të vitit 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit grabiti dhe vrau dy turistë çekë.

Ndërsa viktima Arben Lleshi ishte i dënuar me 32 vite burg për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe. I plagosur si pasojë e këtij konflikti mbeti edhe i dënuari tjetër Indrit Shaqe.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com