Diola Dosti, ka qenë një ndër personazhet më të komentuara pas spektaklit televiziv “Big Brother Vip 2”.
Së fundmi nutricionistja e njohur ka publikuar një fotografi në profilin e saj të Instagramit, ku shfaqet plot sharm, ndërsa ka një këshillë për burrat.
Ish-konkurrentja e BBV iu ka kërkuar burrave që të ndalojnë së kërkuari gruan perfekte, duke iu referuar kështu vetes.
“Ju lutem, mjaft i kërkuat Babagjyshit gruan perfekte sepse tre herë u përpoq të më rrëmbente sot. Faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar ajo në foton e publikuar në rrjetet sociale.