Teksa na ndajnë 18 ditë nga finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 3”, “lufta” për të qëndruar në shtëpi është ashpërsuar. Sonte njëri prej tyre ka mundësinë të hapë ‘Kutinë e Pandorës’, e cila ka një të mirë dhe një të keqe.
Po ashtu, mbrëmjen e sotme do të diskutohet edhe marrëdhënia mes Erjolës dhe Romeos, e cila është aluduar nga banorët si diçka më shumë se aq. Egla dhe Juli do përballen gjatë Prime-it, për deklaratat e rënda që kanë bërë për njëri-tjetrin.
Ndërsa Juli do takojë vajzën e tij, në ditën e saj të lindjes.
Të gjitha këto u zbuluan nga faqja zyrtare e ”Big Brother Albania Vip 3” në Instagram.