Me këto ritme, për festat e fund-vitit, kohë kur kthehen emigrantët, monedha europian rrezikon të zbresë në rekordin e saj historik. Ndërkohë që qeveria nuk ka marrë ende asnjë masë për ata që po humbin nga zhvlerësimi dhe madje as nuk dhënë shpjegime të arsyeshme, për rënien e papritur të saj.
Muaji nëntor mbyllet me euro më të dobët se muaji nëntor. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro sot ka prekur nivelin më të ulët që prej muajit gusht.
Muaji nëntor mbyllet me euro më të dobët se muaji nëntor.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro sot preku nivelin më të ulët që prej muajit gusht.
Një euro në tregun valutor sot po këmbehet me 101.9 lekë, nga 102 lekë që ishte javën e kaluar, ndërsa në raport me fillimin e muajit euro ka humbur rreth 4 pikë, pasi në 1 nëntor këmbehej me 105 lekë. Në vlera të ulëta po këmbehet edhe dollari amerikan, i cili qëndron në vlerat 92-93 lekë.
Zhvlerësimi i Euros po dëmton të gjithë prodhuesit dhe eksportuesit të cilët kanë lidhur kontrata në valutë të huaj, ata të cilët paguhen në euro, si dhe ata që i kanë depozita në euro.
Pak ditë më parë prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve kërkuan nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë të marrë masa për të kompensuar humbjet e eksportuesve pasi dëmet që po ju shkakton nënvlerësimi i euros janë të mëdha.