Kur zbulohet emri i drejtorit të ri të policisë? Softa: Koha që të ndryshojë mënyra e menaxhimit të uniformave blu

Sot duhej të dilte emri i ri i drejtorit të përgjithshëm të policisë pas konkursit me 11 emra të rëndësishëm të rendit. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentoi në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn duke thënë se pret që emri i ri të dalë nesër ose ditën e hënë.

‘Dita e sotme ishte që të paraqitje kandidati fitues ose të shpalle lista sipas klasifikimit dhe të përcillte propozimin sipas proceduarve. Gara nisi me 15 persona. Faza e parë regjistrimi. Prisja më shumë kandidatë. Pastaj s’kualifikimi, për shkak të një neni në ligj për ata persona që janë larguar. Pastaj faza e dytë kontrolli i pasurisë. Dhe pastaj prezantimi, ku secili do prezantojë para një komisioni ad hoc jo më shumë se 20 faqe. Ku gjithsecili prej tyre do paraqiteshin për prezantim dhe në fund klasifikimi duhet të kishim emër sot. Për mesa duket do ndodh nesër ose ditën e hënë me emrin e kandidati për emrin e drejtorit të policisë së shtetit.’

Më tej vlerësoi emrat e kandidatëve për postin e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë.

‘Të gjithë janë kandidatë potencialë, punojnë në sektorë të rëndësishëm në qarqe të rëndësishme. Ke titullar, ish drejtues të lartë, nga akademia, persona me profil të lartë. Mediat janë munduar të japin 3 më të mundshmit por mendoj se nuk ka klasifikim të tillë përderisa nuk ka deklaratë të policisë.’

Sakaq, Softa theksoi se drejtori i ri duhet të krijojë një ekip me profesionistë dhe jo thjesht të jetë një individ.

‘Kontrollin profesional të ngritjes dhe rritjes në karrierë e ka drejtori i përgjithshëm. Në marrje ne gradave e ka drejtori. Mund të drejtojë forcat e policisë kriminale. Policia ka një strukturë si SPAK po themi. Është vizioni dhe kompetenca e drejtorit të përgjithshëm. Duhet të krijojë një skuadër, vetëm një skuadër e mirë me profesionistë ku qëllimi është rendi dhe siguria, jo vajtja dhe emërimi. Se është i filan deputetit, kjo ka bërë që të mos pyesin më për drejtorë të përgjithshëm. Urojmë që ky ligj dhe kjo risi të jetë një ndryshim në mentalitetit e menaxhimit. Qytetarët kanë shumë ndjeshmëri, presin shumë nga policia. Gjithë kjo amulli me krimin në shesh dhe drogën në shesh ku njerëzit kanë frikë të pinë kafe ku djemtë dhe vajzat trafikohen. Duhet ndarë që ministri të bëjë politikë, ndërsa drejtori të bëjë punë profesionale.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com