Donald Trump nuk do të humbasë asnjë moment të fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e nëntorit, të cilat tashmë pas tërheqjes së Nikki Haley nga gara mes republikanëve, duket se i përcaktoi se kush do të jenë dy rivalët për Shtëpinë e Bardhë dhe ka startuar me të gjithë fuqinë e saj ndonëse jo zyrtarisht.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-presidenti fton Biden në një debat televiziv, “kudo, kur të duash dhe në çdo televizion” që kreu i Shtëpisë së Bardhë do të dëshirojë.
Drejtuesit e fushatës së Biden nuk qëndruan pa u përgjigjur për këtë ftesë me shkronja të mëdha, duke thënë se manjati thjesht ka nevojë për vëmendje.
“Është e rëndësishme, për të mirën e vendit tonë, që Joe Biden dhe unë të debatojmë për çështje që janë kaq jetike për Amerikën dhe popullin amerikan”, postoi Trump në faqen e tij të internetit të mediave sociale, Truth.
Ai shtoi se debate të tilla mund të drejtohen nga Komiteti Kombëtar Demokratik, ose Komisioni për Debatet Presidenciale, i cili ka mbikëqyrur debatet presidenciale për 30 vitet e fundit.
/a.r