Kapiteni i një anije që shpëtoi 15 persona nga jahti që u përmbyt në Siçili pas stuhisë së fortë, ka përshkruar kushtet e rrezikshme që u përballën.
Duke folur për mediat vendase, Karsten Borner thotë se anija e tij u godit nga rrufe shumë të forta në orët e para të mëngjesit, duke arritur ta stabilizonte.
Ai thotë se ndërsa po përpiqeshin të ankoroheshin, ata vunë re jahtin Bayesianin aty pranë dhe manovruan për të shmangur goditjen e tij.
“Ne arritëm ta mbanim anijen nën kontroll dhe pasi stuhia mbaroi, vumë re se anija pas nesh ishte zhdukur”, ndërsa tregon se së bashku me bashkëshorten e tij vunë re një flakë në ujë dhe u nisën drejt tymit, aty ku gjetën një gomone.
Në gomone ishin 15 persona nga 22 gjithsej që mbante jahti, përfshirë edhe një foshnjë. Katër persona u plagosën, tre ishin më keq, u tha Borner gazetarëve.
Ai tha se ata kontaktuan rojen bregdetare, që mori njerëzit e shpëtuar dhe të plagosur. Duke përshkruar kushtet, kapiteni thotë se anija e tij ishte gjithashtu e përkulur. “Unë mendoj se anija u kthye me kokë poshtë.”