Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ajo që para pak muajsh njihej si “fotografja”, tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës.
Pas gjithë zhurmës mediatike që shkaktoi lidhja e saj me Princin ndërkohë që po divorcohet me Elia Zaharinë, Blerta ka qëndruar larg reagimeve dhe daljeve publike.
Por së fundmi, ajo ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram, poezinë “Në mundsh…”, të interpretuar nga Reshat Arbana.
Me këtë poezi që konsiderohet “Himni i jetës”, Blerta duket se del kokëlartë përballë gjithë paragjykimeve të publikut. Ajo ka marrë gjithashtu edhe mbështetjen e Princit i cili i ka komentuar një emoji “”.
/f.s