Kultivoi mbi 700 bimë kanabisi në Pogradec, arrestohet 31-vjeçari nga Lushnja

Dy parcela me mbi 700 bimë kanabisi të gjetura në dy fshatra të ndryshëm të Pogradecit, kanë çuar pas hekurave një 31-vjeçar nga Lushnja.

I riu u identifikua pasi policia zbuloi një parcelë me 128 bimë narkotike, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”. Më pas hetuesit arritën në përfundimin se ai është autori i dyshuar edhe për kultivimin e 610 bimëve kanabis, që u gjetën dhe u asgjësuan në muajin gusht në fshatin Tallë, raporton A2.

“Në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, është përcaktuar autorësia e kultivimit të 128 bimëve narkotike që u gjetën në vendi i quajtur “Uji i Ftohtë”, njësia administrative Velçan, Pogradec.         Shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, Lushnjë, dyshohet se ka kultivuar 128 bimët narkotike cannabis sativa që u gjetën në këtë zonë, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.  Ky shtetas është arrestuar më datë 08.08.2024, i dyshuar si autor i kultivimit të 610 bimëve narkotike cannabis sativa, që u gjetën në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, dhe u asgjësuan me anë të djegies”, njofton policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com