Kulluri iu përgjigjet partive të reja: Kur unë bëja luftë kundër sistemit, ata ishin te palca e babës

Bashkëdrejtuesi i partisë “Djathtas 1912”, Edvin Kulluri i ftuar në “Quo Vadis deklaroi se forca ku ai aderon i shtrin dorën çdo partie të vogël dhe të re që është kundër sistemit.

Sipas Kullurit plan i i Ramës dhe Berishës është të votojnë kundër zgjatjes së mandatit të SPAK

I pyetur se përse nuk po bëhen bashkë me partitë e vogla, Kulluri tha se disa prej atyre drejtuesve kanë koncepte komuniste, përjashtuese.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Me çfarë synimi shkoni në këto zgjedhje?

Kulluri: Të gjitha partitë e reja që janë kundër sistemit, kanë një detyrim të dalin kundër binomit PS-PD që kanë dalë kundër interesit të qytetarëve. Të gjitha sondazhet tregojnë se ka pakënaqësi në rritje ndaj PS-së dhe PD.

Borakaj: Do ta shfrytëzoni ju këtë pakënaqësi?

Kulluri: Në të gjithë praktikën demokratike, gjykimet janë për individin jo kolektive. Këto janë parime komuniste. Ata që bëjnë këto gjykime janë komunistë të rinj. Pse e kemi shtrirë dorën për partitë e reja ëhstë se mënyra më e mrië për të marrë vota kundër partive të mëdha, që kanë bashkëpunuar edhe për të liruar nga burgu. Do të shihni që nesër PD dhe PS do të votojnë edhe kundër SPAK. Pra nëse duan të dalin kundër këtyre partive të bashkohen. Unë jam i prirur të bashkëpunoj me këdo që nuk ka goditur sistemin. Kur unë dhe Enkelejdi kemi bërë betejë kundër sistemit këta ishin te palca kurrizore e babës së vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com