Politologu Ilir Kulla komentoi në një intervistë për Euronews Albania vizitën e ministrit të Jashtëm të Turqisë Hakan Fidan në Shqipëri.
Kulla u shpreh se lidhja e Turqisë me Shqipërinë ka qenë gjithmonë shumë e fortë dhe nuk lidhet domosdoshmërish me miqësinë e fortë mes Edi Ramës dhe Erdogan.
Si një njeri që e ka takuar disa herë presidentin turk, Kulla tregoi disa detaje të panjohura që dëshmojnë lidhjen e tij me Shqipërinë.
“Turqia ka qenë gjithmonë pranë nesh, nuk mund të themi që Erdogan nuk ka pasur marrëdhënie më të mira dhe më të gjata me Edi Ramën pasi ka ndenjur më gjatë në pushtet. Por për shembull Erdogani në dasmën e vajzë së tij ka pasur në krye të tavolinës Fatos Nanon dhe Silvio Berluskonin. Në çdo kohë ka qenë afër Shqipërisë. Njerëzit nuk dinë një detaj, që dadoja e Erdogan ka qenë shqiptare. Shqiptarët janë një komunitet i rëndësishëm shtetformues në Turqi, madje një nga këshilltarët më të afërt të Erdogan, Sabri Demirir është shqiptar nga Shkupi”, tregoi Kulla.
/f.s