Kanë dalë pamjet nga banesa ku ndodhi krimi i rëndë me dy viktima në fshatin Shalës të Konispol, ngjarje e ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm (6 Gusht).
Në imazhet e publikuara shihet trupi i pajetë i Huso Islamit, i cili pasi masakroi me sëpatë të shoqen, Shano Islami, u hodh nga shkallët nga djali i tij Klement Islami.
69-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ashtu si edhe bashkëshortja e tij, e cila nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga goditja me sëpatë.
Ndërkohë ambulanca ka shkuar në vendngjarje për tërheqjen e trupave të viktimave.