Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimet që po zhvillohen në shkolla të ndryshme të vendit mes stafeve mësimore dhe prindërve, lidhur me kufizimin e rrjeteve sociale.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve.
Sipas tij, në këto takime po kontribuohet me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia.
“Vijon diskutimi me prindërit në shkollat e Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Mamurrasit, Malësisë së Madhe, Hasit, Vaut të Dejës, Kurbinit, Beratit, Dimalit, Poliçanit, Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Peqinit, Prrenjasit, Gramshit, Tepelenës, Përmetit dhe Vlorës me fokus kufizimi i rrjeteve sociale si TikTok.
Deri tani, janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve, që po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia”, shkruan Rama.