Kombëtarja mbylli sot fushatën e eliminatoreve në kuadër të Euro 2024, teksa kuqezinjtë u ndeshën me skuadrën e fundit të grupit në Air Albania, Ishujt Faroe.
Të besuarit e trajnerit Sylvinho e kishin të garantuar pjesëmarrjen në Europianin e verës së ardhshme në Gjermani, ndërsa për vendin e parë në grup, iu mjaftonte edhe vetëm një pikë.
Pavarësisht rasteve të shumta, kuqezinjtë nuk e zhbllokuan dot rezultatin duke i mbyllur 90 minutat e ndeshjes në barazim pa gola.
Çekia fitoi 3-0 ndaj Moldavisë dhe u kualifikua si e dyta e grupit. Polonia e treta shpreson të presë biletën përmes Ligës së Kombeve.