Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili ishte kthyer ilegalisht në vendin fqinj.
Efektivët e patrullës, gjatë një kontrolli rutinë në Viale Italia, kanë vënë re një person me biçikletë, i cili po vepronte në mënyrë të dyshimtë, duke parë vazhdimisht përreth.
Sapo i pikasi oficerët, shqiptari tentoi të hynte në një lokal aty pranë, por u bllokua menjëherë nga oficerët.
Ai sulmoi dhe kërcënoi efektivët, të cilët u detyruan ta çonin në komisariat për kontrollet e nevojshme.
Pas hetimeve rezultoi se shqiptari kishte precedent të shumtë penalë dhe ishte dëbuar nga Italia në vitin 2022.
Ai u arrestua për rihyrje të paligjshme në territorin e shtetit italian dhe për dhunë, kanosje dhe rezistencë ndaj një funksionari publik.
/a.r