Kina kreu të dielën provën e parë të ngritjes dhe zbritjes vertikale të një rakete të ripërdorueshme në lartësi prej 10 kilometrash në Qendrën e Lëshimit të Satelitëve të Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore.
Rreth orës 1 të pasdites, raketa, e krijuar nga Korporata e Shkencës dhe e Teknologjisë Hapësinore e Kinës (CASC), me diametër 3.8 metra, ishte gati për nisje. Me tre motorë me oksigjen-metan të lëngshëm me shtytje të ndryshueshme, raketa u ngjit në rreth 12 kilometra, pastaj zbriti në mënyrë të kontrolluar, duke i vendosur këmbët e zbritjes 50 metra mbi tokë dhe duke bërë një zbritje të butë e të saktë vertikale në platformënn e përcaktuar.
Kjo provë shënon nisjen dhe zbritjen vertikale më të madhe të një rakete të ripërdorueshme në Kinë deri tani. Ajo përfaqëson gjithashtu përdorimin e parë të motorëve të prodhuar në vend me oksigjen e metan të lëngshëm me aftësi shtytjeje të ndryshueshme në një fluturim kthimi 10 kilometra.
Suksesi i kësaj prove vlerëson disa teknologji të rëndësishme, si integritetin strukturor të raketës, lundrimin me saktësi të lartë dhe mekanizmat e amortizimit të zbritjes. Këto përparime hapin rrugën për fluturimin e parë të planifikuar me një raketë bartëse të ripërdorueshme me diametër 4 metra në vitin 2025.