Kryeprokurori Çela pret homologun spanjoll: Bashkëpunim në hetimet financiare dhe letër-porositë…

Ditën e premte u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme një takim mes Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Spanjës, Alvaro Garcia Ortiz.

Takimi u fokusua në ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit, që u vlerësua pozitivisht, si dhe nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tij në kuadër të hetimeve të përbashkëta, hetimeve financiare dhe ekzekutimit të shpejtë të letërporosive përmes kontakteve të drejtpërdrejta.

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Alvaro Zenedo Zalba.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com