Kryeparlamentarja Elisa Spiropali vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Spiropali është ftuar në këtë vizitë nga homologu i saj Afrim Gashi.

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, kryeparlamentarja Spiropali do të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë Kryeministrin Mickoski.

Spiropali do të takohet me partitë shqiptare, si dhe kreun e partisë opozitare LSDM.

AXHENDA E KRYEPARLAMENTARES SPIROPALI NË MAQEDONINË E VERIUT:
10:30-11:25

Takim i znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, me z. Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

11:25-11:45

Deklarata për mediat të znj. Elisa Spiropali dhe z. Afrim Gashi.

11:50-12:20

Takimi i Kryetares Spiropali me z. Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së, dhe z.Talat Xhaferi, ish Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

12:20-12:40 Takim i Kryetares Spiropali me Kryetarin e LSDM, z. Venko Felipče.

12:40-13:00 Vizitë në shtepine e Nënë Terezës.

14:15-14:45

Takim i Kryetares Spiropali me z. Hristijan Mickovski, Kryeministër i RMV.

17:00 Vizitë në Muzeun e Kongresit të Manastirit, Manastir.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com