Policia e Elbasanit pas një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 18 automjete që kryejnë parakalime të gabuara, ka kryer verifikimet dhe ka vendosur masë administrative prej 3 mije lekësh të rinj për secilin automjet.
Mjetet të cilat u futën në parakalim në dalje të autostradës Tiranë – Elbasan, u futën në parakalim në krahë në kundërt, për shkak të trafikut të rënduar që ishte krijuar në atë aks.
Njoftimi i policisë:
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 18 automjete që kryejnë parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar dhe në kundërshtim me sinjalizimin rrugor, në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, ju informojmë se:
Strukturat e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë kryer verifikimet dhe kanë vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 15, neni 146, të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.