Pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump përsëriti kërkesën e tij për të blerë Greonlandën nga Danimarka i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit të Greonlandës.
“Greonlanda është e jona. Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të jemi kurrë në shitje. Ne nuk duhet të humbasim luftën tonë të gjatë për liri,” tha në një deklaratë me shkrim kryeministri i Groenlandës, Múte Egede.
Të dielën Trump deklaroi se për qëllime të Sigurisë Kombëtare dhe Lirisë në të gjithë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Grenlandës është një domosdoshmëri absolute.
Për herë të parë këtë qëndrimin Trump e mbajti në vitin 2019. Në atë kohë kryeministrja daneze Mette Frederickson, e përshkroi idenë si “absurde”. Si pasojë Trump anuloi një udhëtim shtetëror në vend pas këtyre deklaratave.
Groenlanda, ishulli më i madh në botë, ndodhet midis oqeanit Atlantik dhe Arktikut. Tetëdhjetë përqind e territorit është e mbuluar nga një shtresë akulli. Në ishull gjendet edhe një bazë e madhe ushtarake amerikane.