Kryeministri i Greqisë zbulon nëse do ta mbështesë Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për Ant1 ka deklaruar se do të rikandidojë në 2027 për të qenë sërish në krye të qeverisë.

Gjatë intervistës, përveç çështjeve të vendit të tij, Mistostakis është pyetur edhe për Fredi Belerin dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

Për rastin e Fredi Belerit, ai tha se marrëdhëniet me Shqipërinë kanë përjetuar trazira dhe se Beleri është eurodeputet i zgjedhur dhe se përfaqëson të drejtat e pakicës në BE.

Ndër të tjera ai tha se “Greqia ka çdo arsye për të mbështetur Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE”.

Lidhur me çështjen e Marrëveshjes së Prespës, Kyriakos Mitsotakis tha se “po ecim në drejtimin e duhur”, ndërsa në një pikë tjetër theksoi se Maqedonia e Veriut do të kuptojë se nuk është në interesin e saj të qëndrojë në çështjet që ndryshojnë marrëveshjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com