Kanë vijuar përplasjes mes Monika Kryemadhit dhe të shoqit pasi ky i fundit kërkon riorganizim të Partisë së Lirisë.
Ilir Meta e ka akuzuar Kryemadhin se ka djegur mandatet pa e pyetur si dhe ka paralajmëruar largimin e saj në kuadër të luftës ndaj nepotizmit.
Por depuetja i është përgjigjur përmes rrjeteve sociale. Ajo shkruan se puna e vërtetë e një opozitari është denoncimi me fakte dhe jo protagonizmi bosh
Për ta ilustruar këtë Kryemadhi ka publikuar edhe foton e saj duke dorëzuar disa dosje në SPAK.
Ja reagimi i Monika Kryemadhit:
Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.
Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.
Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre.
Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.
/a.r