Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari shkon në SPAK, nën hetim për falsifikim formularësh

Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur sot në SPAK i shoqëruar edhe nga avokati Theodhori Sollaku.

Ndaj tij vijon hetimi për falsifikim të formularit të dekriminalizimit pasi Hajdari nuk kishte dekluar në formularin e vetëdeklarimit, një dënim nga Gjykata e Janinës me masë qortuese për kalimin e paligjshëm të kufirit në Greqi, kur ishte i mitur.

Megjithatë një ditë më parë Komisioni Qendror vendosi të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës. Kryekomisioneri Celibashi vlerësoi se nuk ka shkaqe ligjore që Hajdarit t’i ndërpritet mandati.

Drejtësia greke i përcolli pak ditë më parë ministrisë sonë të Drejtësisë, një vendim që faktonte se kryebashkiakut i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar.

Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com