Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është paraqitur paraditen e së hënës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kjo është hera e dytë që Hajdari paraqitet në SPAK pas hetimeve që kanë nisur ndaj tij për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos i ndërpriste mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, edhe pse prokuroria zbuloi se ai kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për kalim të paligjshëm të kufirit në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com