Kryebashkiaku i Ersekës shkon në SPAK: Nuk e di pse jam thirrur!

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK.

Teksa po shkonte drejt Prokurorisë, Isai u pyet nga gazetarët për çështjen që është thirrur nga SPAK dhe përgjigja e tij ishte e shkurtër: “Kur të dal, nuk e di”.

Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku i Ersekës shkel në pragun e SPAK.

Më 30 maj të vitit të kaluar ai u mor në pyetje nga prokurorët si person që kishte dijeni për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com