Pas 2 muaj e gjysmë krize politike, që kur zgjedhjet e parakohshme prodhuan një Parlament të përçarë, Parisi shpalli qeverinë e re.
Kryeministrit Michel Barnier, ka krijuar një kabinet metë cilët shpreson të vendosë një balancë mes të djathtëve dhe centristeve, duke siguruar kështu mbështetje ndërpartiake në parlamentin e fragmentarizuar.
Me pak pesha të rënda të politikës, ekipi i tij përfshin një prej lider të Partisë Konservatore të ish presidentit Nikolas Sakorzi, Bruno Retailleau, i cili arriti të negocionte postin e lakmuar të Ministrit të Brendshëm, si kusht për mbështetje në Parlament.
E megjithatë në një tregues të brishtësisë qeveritare, ministria prestigjoze e Financave ju dha 33 vjeçarit pak të njohur Antoine Armand nga partia e Macron, pasi u refuzua nga politikanë më me emër.
Me gjithë emërimin e10 politikanëve nga partia konservatore republikane e Barnier në kabinet, Macron arriti të mbajë një numër ministrash në postet kyçe.
Vetëm një politikan i së majtës iu bashkua kabinetit, i emëruar ministër i Drejtësië. Jean-Noel Barrot, ministri në largim i Europës u bë ministër i Jashtëm, ndërsa Sebastien Lecornu do të vazhdojë të jetë ministër i Mbrojtjes.
Pjesëtarë e Aleancës Frontit i ri Popullor i së majtës kane kërcënuar të mos e mbështesin qeverinë ere. Aleanca fitoi shumicën e vendeve në parlament në zgjedhjet e fundit, por jo mjaftueshëm për të siguruar shumicën.
/a.r