“Kriza e opozitës është fatkeqësi kombëtare”, Ngjela: Meta s’ka vlerën e një politikani të lartë

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk është brenda vlerës normale të një politikani kalibri.

Duke folur në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1, mbi situatën ku gjendet opozita, Ngjela theksoi se kriza e opozitës është fatkeqësi kombëtare.

I pyetur se si i shikon përpjekjet e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta për të bashkuar radhët e opozitës, avokat Spartak Ngjela vuri në dukje se Meta nuk ka përkrahjen e duhur në skenën politike dhe nuk ka valencën e duhur.

Kriza e opozitës është fatkeqësi kombëtare. Është mangësi normale e jetës shoqërore. Ilir Meta nuk është brenda vlerës normale të një politikani të lartë. E para e punës nuk ka përkrahje të madhe” , u shpreh Ngjela.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com