Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Italinë, ku një 17-vjeçar vrau familjen e tij, prindërit dhe vëllain e tij të vogël.
17-vjeçari ka deklaruar se goditjet ua ka dhënë në qafë, në mënyrë që ata të mos vuanin.
Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se 17-vjeçari ka goditur gjithsej 68 herë prindërit dhe vëllain e tij, menjëherë pas përfundimit të festës së ditëlindjes së babait të tij.
Pjesën më të madhe të goditjeve me thikë i ka marrë vëllai 12-vjeçar, e më pas nëna dhe babai. Prokurorët besojnë se ishte një krim i paramenduar, duke argumentuar se Ricardo kishte planifikuar vrasjen e trefishtë.
“Ishte një ide që lindi në atë kohë, për të gjetur një zgjidhje për ankthin tim që nuk e kuptoja se nga vinte. Ndihesha i mbytur, doja të jetoja e lirë. Ndihesha i vetmuar edhe mes të tjerëve. Nuk kam pasur dialog të vërtetë me askënd. Ishte sikur askush nuk më kuptonte”, deklaroi autori, sipas mediave italiane.
Si ndodhi vrasja?
Riçardo vrau anëtarët e familjes së tij njëri pas tjetrit. Ai zbriti për të marrë thikën nga kuzhina dhe e goditi. Por si mundi ai t’i mposhte të gjithë?
“Një viktimë ishte duke fjetur, dy të tjerat u zgjuan papritur në një makth”, shpjegoi Ditaranto. Lorenzo, i cili mbushi 12 vjeç më 17 gusht, flinte në shtratin ngjitur me të. I goditur nga shumë goditje, djali u zgjua dhe bërtiti. Nëna Daniela A., 48 vjeçe, ka dëgjuar zhurmat nga dhoma ngjitur, ka kaluar korridorin e vogël dhe sapo ka hyrë në dhomë është goditur dhe është rrëzuar. Dhe në fund babai Fabio C., i cili festoi ditëlindjen e tij të 51-të të shtunën në mbrëmje. Ai dëgjon britmat dhe nxiton të kuptojë se çfarë po ndodh, sheh djalin e tij më të vogël në një pellg gjaku dhe përpiqet ta ndihmojë. Riçardo ka thikën në dorë dhe e vret edhe atë.
Pastaj Riçardo telefonon 112. Është ora 2 e mëngjesit. Ai thotë se babai vrau vëllain dhe nënën e tij. Ai thotë se ka marrë thikën nga toka dhe e ka goditur dhe e ka vrarë. Operatori i 112 e mban në telefon duke i thënë të largohet menjëherë nga shtëpia për të pritur ndihmë në rrugë. Karabinierët e Paderno Dugnano-s, disa kilometra në veri të Milanos, e gjetën atë përpara portës së banesës. Riçardo ishte në këmbë, plot gjak. Ai mbante thikën në dorë.
Riçardo, i cili pas pak javësh do të mbushë 18 vjeç, u tregua pak i heshtur, por jo më shumë se zakonisht, pa dhënë asnjë shenjë shqetësimi. Ai tha: Babi i vrau, më pas e la thikën në dysheme. E kapa dhe e godita. Ai thotë se nuk është sulmuar dhe nuk ka shenja mbrojtjeje në trupin e tij.
/a.r