Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me thikë mbrëmjen e së dielës në Tiranë.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës. Sipas policisë, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 18-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
“Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.
***
Aurelio Dervishi është 18-vjeçari që mbeti viktimë e një sherri me thika mes dy grupe të rinjsh në zonën e Shkozës në Tiranë.
Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me makina, kur janë konfliktuar fizikisht me thika me njëri-tjetrin.
Ngjarja e rëndë është shënuar në orën 21:50, tek rrethi i Shkozës.
/a.r