Krim i rëndë në Prishtinë, vritet me armë zjarri 33 vjeçarja, ishte në makinë me burrin dhe fëmijët

Krim i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Dy persona kanë qenë autorë të krimit, ku mbeti e vrarë Liridona Murseli, 33 vjeçe.

Familja Murseli, burri, gruaja dhe dy fëmijët, dyshohet se kanë qenë në makinë kur i ka zënë pritë me veturë. Njëri prej personave ka qenë i armatosur.

Gazeta Sinjal shkruan se dy grabitësit sipas informacioneve të para  kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit Golf 5, por që Policia është në kërkim edhe të një veture BMW me targa të huaja.

Grabitësit u kanë marrë sendet me vlerë dhe më pas kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Liridona Murselin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com