Kreu i SHISH raporton në komisionin e Sigurisë, Vlora Hyseni: “Shërbimet serbe e rusë, qëndrime armiqësore ndaj nesh”

Ajo u shpreh se ka pasur akuza të pabaza kundrejt SHISH, ndërsa ka shtuar se nuk ka takime të dyshimta të drejtorit të Shërbimit.

Kreu i SHISH ka folur edhe në lidhje me aktivitetet e shërbimeve ruse dhe serbe, të cilat ipas saj kanë qëndrim armiqësor ndaj vendit tonë.

Ndërkohë ka pasur “përplasje” mes saj dhe deputetëve të opozitës.

“Jeni këtu bazuar në përcaktimin që ju jep Kushtetuta si krye e SHISH apo në bazë të përcaktimit që ju ka bërë kryeministri më 5 shtator 2023 duke ju quajtur si kryedispeçer e Shërbimit Shtetëror të Thashethemeve”, u shpreh deputeti i PD Ferdinant Xhaferri.

Kujtojmë se takimi po mbahet me dyer të mbyllura, për shkak se Hyseni e kërkoi një gjë të tillë në lidhje me natyrën e informacioneve që do të diskutohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com