Një sasi lënde plasëse është hedhur në fshatin turistik të Razmës të Malësisë së Madhe edhe në banesën e biznesmenit Gjovalin Shtjefni. Menjëherë pas shpërthimit të 24 majit që ndodhi te parkingu ku ndodhet reklama e hotelit të kreut të Rithemimit të PD, Ferdi Sterkaj, një tjetër shpërthim përfshiu shtëpinë private të shtetasit Gjovalin Shtjefni, biznesmen i njohur në Shkodër në fushën e fasonerisë prej shumë vitesh.
Sasia e tritolit tek banesa e Shtjefnit është hedhur nga autorët afërsisht 3 minuta pasi shpërtheu te reklama e hotelit të Sterkaj që përveçse kryetar i Rithemelimit të PD i sapo zgjedhur është edhe biznesmen dhe pronar i një prej hoteleve më të mëdha në Razëm të Malësisë së Madhe. Kamerat e sigurisë në të dy këto vende ku ndodhën dy shpërthimet e njëpasnjëshme mungojnë për të ndihmuar policinë vendore të Shkodrës dhe komisariatin e Malësisë së Madhe për identifikimin e autorëve. Gjithsesi përgjatë pedonales së Razmës shihen dy makina në lëvizje dhe dyshohet se në njërën prej tyre ndodheshin autorët që hodhën tritolin.