Kreu i rinisë berishiane: Jo më protesta me lule, do të ketë përplasje të forta!

Besart Xhaferi, kryetar i FRPD, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në studion e “Ditarit” në A2 CNN, nga ku bëri një deklaratë të forta në lidhje me rrugën që do të ndjekë opozita shqiptare në ditët në vijim.

Xhaferi deklaroi se, populli shqiptar është i gatshëm që të ndjekë frymën e protestave dhe rezistencës ndaj qeverisë, ndërsa u bëri thirrje të gjithëve që të dalin të protestojnë për hallet e tyre dhe për një hall tjetër të madh të rendit kushtetues, siç është edhe ekzistenca e opozitës.

Kreu i FRPD-së tha se në ditët në vijim pritet të ketë jo më protesta paqësore si deri më tani, por ato do të jenë të forta, ndërsa shtoi se nuk do të mungojnë as përplasjet, si e vetmja mënyrë sipas tij për të garantuar ekzistencën e rendit kushtetues.

“Populli shqiptar është shumë i gatshëm të ndjekë këtë lloj fryme dhe kushdo që e ndjen veten te këto halle, vjen dhe del për këto halle. Ne sot po i thërrasim për një hall të rendit kushtetues, që opozita duhet të ekzistojë. Kush e ndjen, del. Besoj janë të shumtë ata që do të dalin. Por nuk do të jenë më protesta me lule dhe masive. Do të jenë protesta të forta. Përplasje do të ketë. Çdo njeri do të protestojë për të garantuar ekzistencën e rendit kushtetues, që është ekzistenca e opozitës. Në çdo shesh, në çdo rrugë dhe në çdo cep të Shqipërisë do të ketë protesta. Qëllimi është që ky pushtet të ulë arrogancën”, u shpreh ndër të tjera në “Ditari” në A2 CNN, kreu i FRPD-së, Besart Xhaferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com