“Kreu i opozitës, Berisha”/ Deputeti Sula: Jemi bashkë, edhe pse kemi qëndrime të ndryshme

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se kryetari i opozitës në Shqipëri është ish-kryeministri Sali Berisha.

Komentet Sula i bëri në Euronews Albania, ku tha se ata janë bashkë në opozitë kundër qeverisë ‘Rama’, edhe pse ndajnë qëndrime të ndryshme për disa çështje.

Po ashtu Sula tha pjesa tjetër e opozitës e drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, nuk përballet me qeverinë, por qëndrojnë duarkryq, pasi sipas tij, janë të shitur.

“Ne shumë gjëra na bashkojnë dhe shumë pak na ndajnë. Na bashkon opozita që bëjmë ndaj mazhorancës dhe kësaj qeverie. Unë përgëzoj të gjithë ata deputetë që janë rebelë në shpirt dhe reagojnë.

Denoncojmë korrupsionin, problematikën dhe nuk vlerësohemi edhe vlerësohet ai që rri në shtëpi dhe fle gjumë, kjo është logjika? Sigurisht ka problematika, por do të tejkalohen. Unë nuk i ndryshoj qëndrimet e mia për sa kohë e kam të qartë në kokën time sesi duhet të veprojë opozita, si duhet të jetë e konturuar opozita dhe si duhet të shkojmë në zgjedhjet e 2025.

Për mua kryetari i opozitës është zoti Berisha, pavarësisht se unë nuk ndaj të njëjtin qëndrim me Berishën. Por ai ka shumicën. Por meqë unë nuk jam dakord me Berishën, kjo nuk më pengon mua të bëj opozitë”, tha Sula./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com