Juristi Kreshnik Spahiu në Report Tv ka bërë një analizë të zgjedhjeve në parlamentin Evropian, ku forcat politike europiane të djathta performuan fuqishëm në zgjedhjet europiane.
Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ juristi Spahiu komentoi edhe zgjedhjen e Fredi Beleri si eurodeputet me partinë e Mitsotakis, nga ku i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shpallë zgjedhjet e parakohshme.
‘Ka dy momente një moment që lidhet me mandatin dhe lirinë e Belerit. I bën thirrje Begajt të shpallë urgjentisht zgjedhjet e parakohshme në Himarë si një detyrim kushtetues që rrjedh nga lidhi për bashkëqeverisjen vendore, sepse Fredi Beleri është në konflikt interesi dhe nuk mund të jetë i zgjedhur në dy organe njëkohësisht. Nëse kryetari i bashkisë kandidon për një organ tjetër atëherë shpallen zgjedhje të parakohshme. Nuk mund të jetë Rama edhe kryeministër i Shqipërisë edhe eurodeputet. Ai është një vend vakant tani. Duhet ta kishte shpallur që kur ishte në lista. Si do ta ushtrojë profesionin ai?! Para shtatorit Fredi Beleri do të jetë i lirë, unë nuk i dëshiroj të keqen askujt por lexoj ligjin. Gjykata e Apelit nuk mund të rrisë vendimin për Belerin. Mendoj se vendimi për Belerin do të jetë brenda qershorit. Fredi Beleri do të jetë qytetar i lirë të shkojë në PE.’- tha Spahiu.
Juristi Spahiu tha për gazetarin Arbër Hitaj se partitë nacionaliste fituan në PE, sepse janë kundër emigrantëve dhe kundër Ukrainës.
Konfigurimi i PE ka ndryshuar por nuk ka ndryshuar vendimmarrja. Shumicat nuk janë në duar të partive nacionaliste dhe ekstremiste janë rritur partitë nacionaliste dhe ekstremiste në disa shtete duke përfshirë Gjermaninë, Italinë Francën, por janë rrudhur partitë e Majta dhe kanë ardhur në të njëjta ku partitë e djathta popullore dhe të qendrës. Diskursi Evropian nuk do të ndryshojë. Partitë nacionalistë kanë fituar sepse ishin kundër emigrantëve dhe mbështetjes së Ukrainës. Në tërësinë e tyre ato ishin pro ruse. Madje për disa parti janë publikuar fakte që janë financuar nga Rusia dhe Kina. Ka pasur një buxhet për euroskeptikët. Moska ka financuar sepse ka interes atë përbashkëta. Partitë nacionaliste dhe ekstremiste janë kundër BE-së. Sipas tyre emigracioni ka rritur kriminalitetin. Sipas tyre duhet gjetur paqja mes Ukrainës dhe Rusisë dhe duke mbajtur haptas krahun rus. Partitë e djathta akuzojnë partitë e majta se nuk menaxhojnë dot fondet dhe taksat e tyre. Është shumë pak produkteve./m.j