Kreshnik Spahiu: Në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin

Kreshnik Spahiu thotë se censura në Kosovë ka filluar të jetë e lartë. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu theksoi se në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin.

“RTK i cili është i barasvlershëm me RTSH është përfshirë në një skandal dhe debat profesional të gazetarëve për faktin se është bërë pjesë e një intrige partiake e mbështetur nga LVV dhe Kurti për të sulmuar dy gazetarët kritikë. Është marrë një informacion duke hedhur baltë mbi dy kundërshtarët mediatikë të Albin Kurtit, Periskopi dhe Nacionale duke i akuzuar si të financuar nga Vuçiç dhe Serbia ka mjaftuar kaq që RTK ti lërë hapësirë dhe të artikulojë këto akuza ndaj gazetarëve profesionistë të Kosovës.

3 profesionistët më të njohur të bordit kanë dhënë dorëheqjen, si pasojë e mos reflektimit të TV ndaj gabimi apo përfshirjes politike. Kjo ngjarje mbart disa përmasa, tashmë edhe Kosova po rrëshqet në pozitat e Shqipërisë. RTK është kthyer në një megafon të partisë në mediat që kontrollohen nga Albin Kurti më lehtë mund të kritikosh Zotin se Albin Kurtit. Nuk mund të hedhësh akuza në drejtim të Kurtit Censura në Kosovë ka filluar të jetë e lartë nuk ka hapësira për zëra kritikë”- tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com