Organizata e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Konventën e parë kundër krimit kibernetik.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot, krenar për kontributin aktiv të Ministrisë së Drejtësisë në miratimin e Konventës së parë të OKB-së kundër krimit kibernetik.
Manja theksoi se, ky dokument strategjik do të forcojë sigurinë kibernetike globale.
Ministri përgëzoi ekipin shqiptar të ekspertëve që punoi për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në këtë proces jetik për botën.
“Krenar për kontributin aktiv të Ministrisë së Drejtësisë në miratimin e Konventës së parë të OKB-së kundër krimit kibernetik. Ky dokument strategjik do të forcojë sigurinë kibernetike globale! Përgëzime ekipit tonë të ekspertëve që punoi për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në këtë proces jetik për botën”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.