“SHBA vazhdon të nxisë sanksionet kundër Rusisë, megjithëse Moska po përshtatet me kushte të tilla, duke vepruar në përputhje me interesat e veta”.
Kështu u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Tass.
Ai vuri në dukje kërkesën e Departamentit të Thesarit të SHBA për kompanitë administruese për marrjen e informacionit për 100 cisterna që dyshohet se transportojnë naftë ruse të destinuara për eksporte në anashkalim të sanksioneve perëndimore.
“Ne me siguri e kuptojmë se autoritetet amerikane vazhdojnë synimet e tyre të sanksioneve në këtë apo atë formë. Megjithatë, ne ende po përshtatemi me ato kushte, duke vepruar në një mënyrë që përmbush plotësisht interesat tona,” tha Peskov.