Kremlini: Jemi të hapur për çdo lloj dialogu për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia është e hapur për çdo lloj dialogu lidhur me zgjidhjen e çështjes së Ukrainës.

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë lidhur me pyetjen “nëse Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata me Ukrainën përmes ndërmjetësuesve?” Peskov tha: “Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin disa herë ka thënë se është i hapur për çdo lloj komunikimi dhe dialogu për arritjen e objektivave të përcaktuar”.

Sa i përket grumbullimit të ushtarëve ukrainas në kufi me Bjellorusinë, Peskov tha: “Sigurisht që kjo situatë është burim shqetësimi jo vetëm për Minskun por edhe për Moskën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com