Kreditë e buta për ushtarakët, mjekët dhe policët/ Mesazhi i Ramës: Interesin e paguan shteti, kush zgjedh të investojë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një aktivitet, në lidhje me zbatimin e programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ai u shpreh se interesin e këtyre kredive do ta paguajë shteti. Kreu i qeverisë tha se se kush zgjedh që të investojë për të ardhmen e vet në Shqipëri, do të dalë i fituar.

“Ja vlen të ritregohet, një episod i jetuar përpara pak kohe me një djalë shqiptar, i cili kishte mbaruar studimet e larta në Zvicër, shkëlqyeshëm dhe që kishte një ofertë pune nga një organizatë ndërkombëtare në Gjenevë, më kërkonte takim me mesazh dhe më në fund, duke parë insistimin dhe duke ditur se është një djalë që ka shkëlqyer në studimet e tij, gjeta mundësi ta takoja pak minuta.

Donte një mendim nga unë, sepse, më tha, unë mund të filloj punë në një organizatë ndërkombëtare, me pagë 5-6 mije franga, por kështu si kanë ardhur kohët në Evropë dhe Zvicër, është një pagë që unë të jetoj normalisht, por në fund të muajit nuk më mbetet gjë. Jam i tunduar të kthehem në Shqipëri, sepse pavarësisht se do të marr pagë më të ulët, jetën e përmujashme do ta kem normale. Si përfundim, unë i thashë, kjo nuk ështe dicka që mund ta thotë kush, por e vendos vetë. Prit sinjalin i thashë, pas pak ditësh më tha; sinjali më erdhi, do të vij në Shqipëri. Kjo që po bëjmë sot, është e rëndesishme në këtë drejtim.

Njerëzit që i përkushtohen një karriere, e lidhur me shërbimin publik, kanë nevojë të shohin perspektivën, une i mirëkuptoj të rinjtë që deri përpara pak kohe e shikonin të vështirë perspektivën e Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, sepse puna është jashtëzakonisht sfiduese, ishte ushtria më e keqpaguar, jo e NATO-s, por edhe e rajonit dhe me diferencë.

Sot, është në nivelin me të lartë të pagave ne rajon, synimi ynë është ta çojmë në mesataren e NATO-s, paga për ushtarakët do të vazhdojë të rritet, deri sa të mbërrijmë te masatarja e NATO-s. Është çështje perspektive për të rinjtë, që duhet t’i shohin Forcat e Armatosura jo vetëm si mundësi për t’i shërbyer atdheut, por edhe mundesinë për të pasur një perspektivë të sigurtë. E njëjta vlen edhe për forcat e policisë, ky programi i dhënies së kredive për shtëpi për ata që kanë familje të reja, është progam që bën të mundur, atë që pa këtë program është e panundur, që të blejë një shtëpi. Duke pasur këtë kredi me asnjë interes, ndryshon panorama.”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com