Kredi me interes 2% për agroturizmin, Denaj: Qeveria mbulon 70% të riskut

Mbështetje për Agroturizmin me Kredi të Buta dhe Garanci nga Qeveria, deklaroi Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj. Nga ana tjetër, ministrja theksoi se qeveria po mbështet investimet në agroturizëm përmes linjave të kreditimit me kushte të favorshme. Denaj vizitoi një agroturozëm në Bërzhitë dhe u takua me administratorin, i cili tregoi për ndikimin pozitiv të aktivitetit në zonë.

Ministrja tha se nga korriku 2025, do të hapen aplikimet për kredi të buta me interes 2%, të mbështetura nga Garancia Sovrane. Këto kredi do të ndihmojnë sektorët e bujqësisë. Qeveria do të mbulojë 70% të rrezikut të kolateralit për bizneset që nuk kanë garanci të mjaftueshme.

“Nëse një agrobizne nuk arrin të ketë kolatearlin, ne marrim 70% të rriskut dhe e mbështesim me kolateral. Janë skemat e granteve, por është edhe kredia e butë. T’i gërshetojmë bujqësinë dhe turizmit bashkë që të kemi sa më shumë përftime”, tha ministrja.

Gjithashtu, me “Paketën e Maleve”, fermerët përfitojnë tokë pa dokumente dhe përjashtohen nga taksat për 10 vite. Deri tani janë realizuar mbi 1000 investime në bujqësi dhe janë mbështetur 122 agroturizme në gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com