Krahasuan lojën e Julit me të mikut të tij, Luizit, flet Mario Deda

I ftuar në emisionin “Big Brother Fan Club” ishte vëllai i Julit, Mario Deda. Ai u pyet nga moderatorja Enxhi Nasufi rreth pyetjes shumë të komentuar në rrjet, ku mendohet se Juli po përdor të njëjtën strategji loje si Luiz Ejlli ai përgjigjet kështu.

Mario: Jo s’po e bën lojën e ngjashme. Duhet të ndajmë disa gjëra. Nëse duam të gjejmë të përbashkëtën tek dialekti në rregull. Mënyra se si shpreh mendimin, batutën, këtë kemi ne shkodranët.

Nga ana tjetër, opinionisti Ronaldo Sharka nuk la pa komentuar edhe kunjat mes tij dhe Donaldit në rrjet.

Ronaldo: Do të doja një përballje Mario-Donald sot dhe kjo do të ishte më interesante.

Mario: Jo ne përballemi vetëm në gjëra të mira, jo gjëra të këqija. U servir sikur unë dhashë ngacmimin e parë, por është e kundërta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com