KQZ mbështet propozimin e socialistëve, rekomandon datën 11 Maj për zgjedhjet e 2025-ës

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se e sheh datën 11 Maj si të duhurën për të zhvilluar zgjedhjet parlamentare 2025.

Ilirjan Celibashi: Në lidhje me datën e zgjedhjeve, ne si institucion e shohim datën 11 Maj si datën që i krijon Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve mundësinë për ta përgatitur procesin e votimit dhe atë nga jashtë në përputhje me të gjitha parashikimet.

Gjatë fjalës së tij në një prononcim për mediat, Celibashi thekson se KQZ i ka rekomanduar Presidentit Begaj datën 11 Maj 2025 për zgjedhjet e ardhshme.

Ilirjan Celibashi: Nxisim Presidentin që data 11 të jetë më e përshtatshmja. Caktimi i datës së zgjedhjeve të ardhshme është e ligjshme dhe përsa kohë që është e ligjshme, ne duhet t’i përgjigjemi. Ne preferojmë dhe e rekomanduam që të jetë data 11 edhe pse kjo kërkesë mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër.

Gjithashtu edhe Partia Socialiste në takimin me Presidentin, Bajram Begaj ka propozuar datën 11 Maj për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com