KQZ: Ambasadori Bushati lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e Trump, njoftimi u kap nga sistemi kompjuterik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas lajmi se ambasadorit Ervin Bushati i është ndaluar pjesëmarrja në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump.

Më herët mediat raportuan se Ministria jonë e Jashtme e ka deklaruar aktivitetin pranë KQZ-së, sipas detyrimit që ka çdo institucion që nga 11 janari në 11 maj, në mënyrë që asnjë të mos i përdorë postet publike për avantazhe elektorale.

Por sipas mediave, KQZ e ka kategorizuar si të “ndaluar” këtë aktivitet të ambasadorit Bushati, sepse raportimi nuk është bërë përpara 5 ditëve siç e kërkon ligji, por vetëm 3 ditë para.

Përmes një deklarate për mediat, KQZ sqaron rrethanat e raportimit teksa shprehet se Bushati është lejuar ta ushtrojë aktivitetin në fjalë.

“Ndërfaqja e raportimeve të veprimtarive publike e ndalon automatikisht një veprimtari e cila raportohet në më pak se 5 ditë përpara datës së zhvillimit të saj.

Kështu ka ndodhur me rastin e raportimit të disa veprimtarive të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Me vendim të Komisionerit, konsideruar rrethanën justifikuese të mos respektimit të afatit 5 ditor, veprimtaria është lejuar” – njofton KQZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com