KPK konfirmon në detyre Flamur Kapllanin, kryetarin e Gjykatës së Tiranës

KPK ka konfirmuar në detyre Flamur Kapllanin, kryetarin e Gjykatës së Tiranës.

Flamur Kapllani ishte një ditë më parë përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjatë seancës, ai dha shpjegime për disa bilance negative për pasurinë si dhe për disa gjetje të konstatuara në denoncimet nga publiku.

Për pastërtinë e figurës, kryetari i Gjykatës Tiranë mori vlerësim pozitiv.

Trupa e KPK që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin Kapllani kryehesohej nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan. Si vëzhgues ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com