Kovaçevski pranon humbjen: Rezultatet e LSDM-së zhgënjyese! Do nisim zgjedhje brendapartiake

Lideri i LSDM-së Dimitar Kovačevski, partia e të cilit ka drejtuar qeverinë deri më tani, gjatë paraqitjes së parë pas përfundimit të zgjedhjeve, pranoi se partia që drejtohej nga ai përjetoi goditje të fortë në këto zgjedhje, duke i quajtur zhgënjyese rezultatet.

Ai tha se nuk do të marre vendime të përshpejtuara duke u bërë thirrje organeve partiake që të nisin zgjedhje brendapartiake në nivelin lokal dhe qendror. Ai gjithashtu tha se duhet të mbahet edhe Kongresi i Llogaridhënies.

Ai paralajmëroi se nis procesi I ripërtrirjes së partisë duke bërë analiza për qeverisjen 7-vjecare vecanërisht në katër vitet e fundit, që sipas tij, sollën realitetin e sotëm politik të kësaj partie.

Kovacevski tha se dështuan përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për ta paraqitur LSDM-në si nismëtare për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale. Sipas tij, LSDM-ja arriti ta përmbush cenzusin presidencial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com