Një incident, i këndshëm për shqiptarët, por aspak i pranueshëm në shkallët e një stadiumi është regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes së futbollit mes AEK dhe Ajax.
Tifozët grekë të skuadrës kampione, kanë hapur një parullë në shkallët e “Opap Arena” ku shkruhej me të mëdha “Kosova është Shqipëri”.
Ende nuk dihen shkaqet e hapjes së një parulle të tillë në shkallët e një stadiumi grek, vend i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, teksa gazetarët e kanë komentuar si një ngacmim ky në mbështetje të tifozerisë së Olimpiakosit që luajti pasditen ndaj skuadrës serbe të Bancka Topola.